English

Shërbimet sekrete perëndimore zbulojnë liderin e ri të ISIS, njihet si “Profesori”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Amir Mohammed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi është konfirmuar si lideri i ri i Shtetit Islamik nga shërbimet sekrete perëndimore. Ai është një nga themeluesit e grupit terrorist, ka udhëhequr pushtimin e pjesës irakene të kontrolluar nga ISIS dhe ka mbikëqyrur operacione terroriste në mbarë botën.

- Advertisement -

E përditshmja britanike “The Guardian” ka mësuar se Al Salbi u emërua disa orë pas vdekjes së Abu Bakr al Bagdadit në tetor. Asokohe, grupi i dha atij emrin e betejës Abu Ibrahim al Hashimi, një emër që nuk njihej nga liderët e hershëm të Shtetit Islamik dhe nga agjencitë e inteligjencës.

Por, në tre muaj që nga sulmi ku mbeti i vrarë Al Bagdadi, shërbimet sekrete perëndimore kanë arritur të zbulojnë identitetin dhe pozicionin e tij në qendër të vendimmarrjes së ISIS. Ai portretizohet si një veteran i organizatës, ndjekës i linjës së Al Bagdadit dhe besnik i padiskutueshëm i grupit ekstremist.

Amir Mohammed al Salbi, është diplomuar në Universitetin e Mosulit dhe njihet ndryshe me pseudonimin “Profesori”. Lidhjet e tij të afërta me Abu Bakr al Bagdadin, u krijuan gjatë kohës kur të dy ndodheshin të burgosur në Basra nga forcat amerikane për lidhjet e tyre me Al Kaedën në vitin 2003.

Për Al Salbin, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarë për kokën e tij, para se të zgjidhej kreu i ri i ISIS. Dyshohet se, ai fshihet në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?