English

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: E marta dita më e ftohtë, era e fortë vijon edhe nesër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë informacione të hollësishme lidhur me situatën e motit në vendin tonë gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vazhdim.

- Advertisement -

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë, me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të dt. 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s.

SHMU bën me dije se duke nisur nga orët e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe në zonën e Alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut. 

“Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s, me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s.

Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 grade në ato bregdetare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?