Dy persona njëri i moshës 69-vjeç dhe tjetri 45 vjeç kanë përfunduar në spital pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë, rreth orës 21:05.
Sipas njoftimit të policisë B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Betoni i ftohtë dhe pa ngrohje”, Berisha tregon kushtet e Salianjit në burg
- “Nuk flas kurrë pa dosje”, Berisha: Kam përgjimet, SPAK nuk më përgënjeshtron dot