English

Shfrytëzimi i rojeve private, Ministria e Brendshme propozon ndryshim të ligjit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Brendshme propozon ndryshimin e ligjit mbi të cilin veprojnë shoqëritë private të sigurisë.

- Advertisement -

Ndryshimet, sipas relacionit shoqërues të draftit synojnë që të reduktojnë shkeljet e shumta të kompanive që operojnë në treg.

Shkeljet kryesore të vërejtura nga Ministria e Brendshme lidhen me mosdeklarim page, mosrespektim të pagës minimale, tejkalim të orarit maksimal të punës prej 174 orësh në muaj dhe mosmbulimi të territorit për të cilin janë licencuar.

Relacioni i Ministrisë së Brendshme vëren se këto shkelje kanë ndikuar edhe te zbatimi i kontratave i kontratave që shoqëritë private të ruajtjes fizike kanë përfituar nga tenderat për ruajtjen e pronave publike.

Nga të dhënat e tremujorit të parë të 2022, janë 189 kompani që ofrojnë shërbimin privat të sigurisë fizike, me 8700 punonjës në total, 200 automjete të blinduara dhe dhe 2055 armë zjarri.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?