Ministria e Mbrojtjes Britanike ka publikuar të dhënat e shërbimeve inteligjente mbi numrin e viktimave në radhët e ushtrisë ruse që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës dy vite më parë.
Sipas raportit të ministrisë Britanike, llogaritet se armata ruse ka lënë në fushën e betejës 350 mijë të vdekur dhe të plagosur.
Statistikat tregojnë se që nga nisja e luftës, ushtria ruse ka pasur mesatarisht 983 të vrarë dhe të plagosur në ditë.
Shifrat reale të viktimave nga të dy palët në luftë nuk mund të përcaktohen në mënyrë të saktë. Kjo pasi si Ukraina dhe Rusia deklarojnë të dhëna të ndryshme për të mos dekurajuar forcat në front.
Pak ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi se numri i ushtarëve të rënë në fushatën e betejës është 31 mijë. Ndërkohë Moska thotë se kjo shifrës është disa herë më e lartë.
Ndërkohë e dhëna e fundit e Ministrisë Ruse për humbjet në front është ajo e 6 muajve më parë. Sipas kësaj ministrie, ushtria ruse ka humbur 6 mijë trupa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin e Navalnyt?
- Luftë me dronë Ukrainë-Rusi, sulmohen fshatrat në kufirin rus