Një 24-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë në Velipojë, pasi u kap në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 3’.
Po ashtu bëhet me dije se gjatë kontrolleve këtij personi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike gati për shitje.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër
- EMRI| Dekonspiroi operacionin antikanabis, pezullohet efektivi i policisë së Tiranës