English

Shiste “kërpudha magjike” te liqeni në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik në zonën e liqenit artificial iu gjetën në posedim lëndë narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

- Advertisement -

Lëndët narkotike iu gjetën të riut dhe në ambientet e banesës në kryeqytet.

Policia ka sekuestruar lëndët narkotike dhe ka referuar në prokurori materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Shrooms”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike)”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?