English

Shiste kokainë në qytetin e Patosit, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 33 vjeçar është arrestuar në flagrancë  në vijim të operacionit “Tempulli” pasi u kap me 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

- Advertisement -

Veç sasisë së Kokainës atij ju sekuestrua edhe 1 peshore elektronike për ndarjen e saj në doza dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. O., 33 vjeç, banues në Ballsh.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?