English

Shiste lëndë piroteknike të kontrabanduara, procedohet pronarja e subjektit në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia Korçë ka ushtruar kontrolle në një subjekt në lagjen nr.8, ku rezulton se shiteshin lëndë piroteknike dhe ka bërë të mundur procedimin penal të një 40-vjeçarje, pronarja e këtij subjekti.

- Advertisement -

Nga verifikimet e kryera me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, Policia Korçë konstatoi se lëndët piroteknike ishin të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti në këtë subjekt.

Nga kjo veprimtari e kundraligjshme janë sekuestruar dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla nga ku është proceduar penalisht pronarja e subjektit për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?