Një suplement i vajit të peshkut mund të mbajë çelësin për trajtimin e një prej shkaktarëve kryesorë në botë të verbërisë.
Studiuesit kanë krijuar një formë të re të acidit yndyror omega-3 që është në gjendje të kalojë në retinën e syrit për të shmangur humbjen e shikimit që lidhet me Alzheimerin, diabetin dhe sëmundje të tjera.
Në një studim mbi minjtë, suplementi ishte në gjendje që fillimisht të përthithej nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas të kalonte nga qarkullimi i gjakut në retinë. Kjo parandaloi degjenerimin makular të lidhur me moshën, shkruan KosovaPress.
Versioni i prodhuar në laborator i omega-3 i njohur si acidi docosahexaenoic (DHA) ishte në gjendje të përthithej nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas të kalonte nga qarkullimi i gjakut në retinë, ndryshe nga lloji që përbën suplementet e zakonshme të vajit të peshkut aktualisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhunoi gruan e verbër e të moshuar, 62-vjeçari do procedohet në gjendje të lirë
- Këngëtari Stenaldo Mëhilli: Edhe pse i verbër kam udhëtuar vetëm në Edinburg