English

Kosovë: Shkarkimi i ministrit të LDK-së nga Kryeministri dhe taksa 100% çajnë koalicionin qeverisës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të deklarimit të tij së është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ministri i brendshëm, Agim Veliu, u shkarkua të mërkurën nga Kryeministri Albin Kurti, me arsyetimin se ka përhapur panik.

- Advertisement -

Shkarkimi i ministrit të LDK-së, pa u konsultuar paraprakisht me kreun e kësaj partie Isa Mustafa dhe mos-heqja e tarifes 100%, u bënë arsye që LDK të marr vendim që të deklarojnë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kreu i kësaj partie, Isa Musa pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, tha që LDK do të inciojë mocion mosbesimi, por se nuk sheh mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje sepse Kosova është në një situatë emergjente duke u përballur me Coronavirus dhe se është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet në këtë moment.

“Ne nuk shohim më mundësi dhe bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, nuk shohim interes të këtij vendi që Vetëvendosje me këto qëndrime ndaj aleatëve tanë sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të qëndrojë në krye të qeverisë së vendit, andaj do të marrim iniciativë të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe mandej mbetët përgjegjësi ë të gjitha partive politike, dhe institucioneve të vendit që të gjejnë zgjidhje si të dilet nga kjo situatë”.

Por, Kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar edhe deklaratës së mbremshme të ministrit të shkarkuar Veliu, tha që mendimet e mesnatës ministrat është mirë t’i mbajnë për vete dhe se sipas tij shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është paarsyeshme, panevojshme dhe palogjikshme,” tha Isa Mustafa – Kryetar i LDK-së.

Por kryeministri Albin Kurti u shpreh se “Kjo zmbrapsje e presidentit, e cila u dokumentua sot, edhe para jush, tregon një lloj nxitimi të atij ministri që siç thotë populli ynë të bëhet me katolik se Papa. Pra, ta shpall shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse presidenti dëshiron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, nuk do të ketë ministra në qeverinë time ku ka aso që duan ta shpallin shpalljen ne mesnatë, mbaroj kjo punë, pra mund të flasësh, por jo si ministër më, tash është liria e shprehjes dhe duhet ta respektojmë lirinë e shprehjes, por nuk mund ta respektoj si ministër, andaj e lirova nga detyra”.

Të martën, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Presidenti Hashim Thaci tha se do të dorëzoj në Kuvend propozim dekroetin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili për tu bërë fuqiplotë duhet të marr 2/3 e votave të deputetëve prezent.

Ndërsa për të inicuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë duhen nënshrimet e 1/3 së deputetëve, përkatësisht 40 deputetëve dhe nga momenti i dorëzimit, mocioni vihet në rend dite jo më vonë se 5 ditë dhe jo më herët se 2 ditë nga data e parashtrimit të tij. 

 

Lexoni gjithashtu

Kurti në konferencë: Situata e COVID-19 është nën kontroll, kërkesa e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, e panevojshme 

LDK do të ndërmarrë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti

Isa Mustafa i vendos dy kushte Kurtit: Ka shkelur marrëveshjen e koalicionit

“Minoi punën e qeverisë”, Kryeministri Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?