English

Shkarkimi i Trump: Dhoma e Përfaqësuesve voton për të dërguar akuzat në Senatin amerikan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të dërguar akuzat e shkarkimit kundër presidentit Trump në Senatin amerikan.

- Advertisement -

Dhoma e lartë e Kongresit votoi për të miratuar ata që do të drejtojnë gjyqin – të emëruar më parë nga Nancy Pelosi.

Gjyqi do të nisë të martën në Senatin amerikan,  nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Akuzat e shkarkimit përfshijnë abuzimin e pushtetit dhe pengim të hetimeve, akuza të votuara pas dëshmive të disa zyrtarëve amerikanë në seancat dëgjimore të Kongresit. Ata kanë dëshmuar se Shtetet e Bashkuara, i mohuan ndihmat Ukrainës derisa presidenti Volodymyr Zelenskiy të shpallte një hetim kundër rivalit të Trump, demokratit Joe Biden dhe djalit të tij për lidhje me Ukrainën.

“T’i mbash ndihmat një vendi pa asnjë arsye të fortë, përveç se për të të dhënë një dorë për fushatën politike, nuk bën kuptim” tha diplomati William Taylor në dëshminë e tij para Kongresit vitin e shkuar.

Tashmë, procesi i shkarkimit do të shkojë drejt e në Dhomën e lartë të Kongresit.  

Vetëm dy të tretat e votave për secilën prej akuzave të shkarkimit, do të ishte e mjaftueshme për Senatin që të nxjerrë presidentin nga zyra e tij.

Republikanët aktualisht kanë shumicën në Senat, çka e bën pothuajse të pamundur shkarkimin e tij.

Të dy presidentët Andrew Johnson dhe Bill Clinton kanë qenë në gjyq përpara Senatit amerikan, por asnjë prej akuzave ndaj tyre nuk mori dy të tretat e votave të nevojshme për tu shkarkuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?