“Shkel konventat ndërkombëtare”, Zhupa: Të ndalohen punimet në lagunën “Vjosë-Nartë”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në lagunën “Vjosë-Nartë”.

Zhupa shprehet se nuk mund të ndërtohet një aeeroport  në zonën “Vjosë-Nartë”, se është në “konflikt me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së larmishmërisë biologjike, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar”.

Deklarata e plotë:

- Advertisement -

Partia Demokratike e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe publike shkeljen e ligjeve dhe konventave në procesin për ndërtimin e Aeroportit të ri të Vlorës.

Ashtu siç pritej, edhe Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Bashkimi Europian e ka përfshirë në mënyrë të përseritur në Progres Raportet për Shqipërinë shqetësimin. Në Progres-Raportin të Komisioni Europian shkruhet për aeroportin në zonën “Vjosë-Nartë”, se është në “konflikt me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së larmishmërisë biologjike, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar”.

Mjedisi është një çështje thelbësore për BE-në. Nëse qeveria shqiptare vazhdon me këmbëngulje të shkelë konventat, te mos zbatoj rekomandimet e Bashkimit Europian kjo është kosto e madhe për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit. Nga ana tjetër është edhe një kosto e madhe mjedisore për lagunën Vjosë-Nartë me risk të lartë edhe për vetë sigurinë aeroportuale në rast se vazhdohet në këtë rrugë.

Partia Demokratike është pro ndërtimit të një Aeroporti për Vlorën dhe e mbështet zhvillimin, por nuk mund të pranojë kurrë që të shkelen ligjet, konventat, të cënohen standardet europiane, të rrezikohesh shkatërrimi i mjedisit vetëm për një kapricio kryeministrore edhe projekte pa plane të mirëfillta.
Çdo nismë në shkelje të kontratave dhe konventave europiane është atentat kundër Shqipërisë dhe integrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në dhjetor

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Lajmi u bë me dije nga presidenti në një program televiziv. Vuçiç u bëri...

VV: Kur Rama kërkon prani të KFOR në veri dhe jo të FSK, ndihmon Vuçiçin

Menjëherë pas konferencës për mediat të kryeministrit Rama ku në fokus pati situatën në Kosovë dhe sulmin që iu bë policisë kosovare mesnatën e...

BE kritika Serbisë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës më 24 shtator. Zëdhënësi i...

TË FUNDIT

Bardhi: Do të propozojmë rezolutë për hetim ndërkombëtar për vrasjen e policit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën në mbështetje të Kosovës që...

Basha përjashton 11 deputetë! Edvin Kulluri jep arsyet në Euronews

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri tregoi në një intervistë për Euronews Albania arsyet e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×