Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për rastin e Jani Rustemajt i cili përfundoi në gjendje kome pak ditë pas arrestimit.
Referuar raportit të publikur janë konstatuar disa shkelje.
Komitetiti i Helsinkit gjatë monitorimit të kryer ka dalë në përfundimin se i riu Jani Rustemaj një ditë pasi është arrestuar për veprën penale të vjedhjes ka shfaqur problemet e para shëndetësore dhe më pas është trajtuar me metadon.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të 27-vjeçarit, rezulton se nuk ka kryer asnjë analizë mjekësore gjatë kësaj periudhe apo konsultë me specialistin toksikolog për mënyrën e trajtimit.
Ndërsa dy ditë më pas është trajtuar me diazepam, por nuk është specifikuar doza e mjekimit.
Në tjetër shkelje e konstatuar nga Komiteti shqiptar i Helsinikit ka të bëjë me transferimin e Rustemajt drejt ambienteve të burgut pasi është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim.
Burgu 313 refuzoi transferimin e 27-vjeçarit me argumentin se ka mbipopullim, por Komitetit i Helsinkit konstatoi se kishte 50 shtetas më pak se kapaciteti maksimal akomodues prej 480 individësh.
Ndërsa në burgun 302 Rustemaj ka refuzuar të shkoj duke u shprehur se ka hasëm, por për pretendimin e të arrestuarit nuk ka kryer verifikimet e nevojshme.
Po ashtu burgu 302 është shprehur se nuk pranon këtë kategori të arrestuarish duke iu referuar faktit se i riu ishte vartës ndaj lëndëve narkotike si dhe pjesë e minoritetit rom.
Edhe pse po bëhet një muaj që nga momenti kur Jani Rustemaj ka rënë në koma ende mbeten të paqarta rrethanat që e çua të riun në këtë gjendje kritike për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plani për pallatet, Bejko: Me mua në krye të bashkisë godinat e vjetra nuk shemben
- Ngarkesa me 105 kg kokainë e kapur në Selanik, pjesë e bandës dhe 3 shqiptarë