Me punë dhe mund ëndrrat mund të behën realitet. Këtë e vërteton më së miri Safet Plangaj nga Shkodra, i cili do të garojë për të qenë pjesë e librit Guinness. Edhe pse me aftësi ndryshe, vullneti i tij është për t’u admiruar.
Para nisjes së përformancës në kalanë e Shkodrës, Safeti ndihej i emocionuar.
“Sot ndihem shumë mirë. Kam emocione të suhmëfishta. Është dashur një stërvitje shumë e fuqishme që të arrihet deri këtu. Anjë arritje nuk realizohet nëse nuk punon shumë”, tha ai.
Pasi çdo gjë shkoi mirë , Saferi realizoi 21 pompa vertikale në një terren shumë të rrezikshëm në muret e kalasë.
Tashmë pritet që shkodrani të certifikohet në disiplinën “Demostrim i elementëve të forcës në kushte ekstreme”, një performancë e pa realizuar ndonjëherë në botë.
Trajneri i tij Elion Puka shprehet se tashmë sfida e radhës për Safetin është pjesëmarrja në lojrat para Olimpike në gjimnastikë dhe basketboll.
“Besoj që duhet punë shumë më e madhe sepse në garat para Olimpike ka një përgjegjësi më të madhe. Puna që bëjmë është me një pasion të madh dhe nuk dorëzohemi asnjëherë, por e shijojmë në maksimum përtej çdo rezultati të mundshëm”, tha Puka.
Safeti ka një thirrje për të gjithë ata që e shohin e të vështirë jetën si pasojë e aftësive ndryshe.
“Mos u dorëzoni para asgjëje. Besoni te Zoti, te vetja juaj, mos lejoni që ëndrrat tuaja të mbeten ëndrra. Bëjini realitet, punoni për të sepse një ditë do t’ia dilni ashtu siç po ia dal edhe unë.
LEXONI GJITHASHTU
- Numri i mësuesve për fëmijët me aftësi ndryshe i pamjaftueshëm, thotë Zaimi
- ‘Kemi shumë halle’, i riu me aftësi ndryshe tregon se nuk mjafton bonusi