Nxënësit edhe për këtë sezon shkollor duhet të udhetojnë të paktën 4 kilometra për të kryer procesin mësimor në turnin e dytë pranë shkollës 9-vjecare në Pekisht.
Prindërit thonë se fëmijët e tyre, nuk po arrijnë të zhvillojnë orët e plota mësimore.
“Është shumë problem sepse fëmijët shkojnë deri në Pekisht dhe kur shkojnë, bëjnë apo nuk bëjnë një orë mësim. Është premtuar se do rregullohet shkolla, por akoma jo, vijnë premtojnë për fushatë elektorale dhe asgje nuk është bërë”, shprehen disa banorë.
Ne e kemi të veshtirë shkollen në Pekisht, në dimër lagemi nga shiu. Dua ta bëjmë mësimin këtu në shkollen tonë sepse atje ikim nga ora 12 deri në 3 dhe s’kemi kohë për të mësuar asgjë”, tha një nxënës.
Problemet nuk kanë të mbaruar për këta nëxnës. Pasi edhe shkolla pritëse, është e dëmtuar dhe jofunksionale dhe pritet të restaurohet gjatë vitit 2023.
Ky vit shkollor ka shënuar edhe një tkurrje të numrit të nxënësve të kësaj njësie ku për shkak të emigrimit të shumë familjeve, nga 399 nxënës që kanë qenë vitin e shkuar, për këtë vit do të jenë vetëm 200 nxënës.
LEXONI GJITHASHTU
- Librat falas me shënimet gati, nis shpërndarja e teksteve shkollore
- Përjashtohet mësuesja me shami, avokati: Udhëzimi vlen vetëm për nxënësit
- Eksperti: Një drejtor në Lezhë dhunon nxënësit, por vazhdon të jetë në detyrë