English

Shkon në 28 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga testimet e fundit të kryera në Kosovës për rastet e dyshuara me coronavirus, janë zbuluar 4 persona të tjerë të infektuar. Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti.

- Advertisement -

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Prej fillimit të shkurtit deri më 21 mars, në Kosovë janë kryer 447 teste dhe prej tyre 28 kanë rezultuar pozitivë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?