English

Shkon në 3 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi mbrëmjen e sotme se numri i viktimave nga coronavirus në Shqipëri shkoi në tre pasi një i infektuar në moshë ndërroi jetë të dielën.

- Advertisement -

Pacienti 71-vjeçar vuante gjithashtu nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të përparuar.

Burri me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria rikujtoi qytetarët të të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

89 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19 në Shqipëri, nga 881 teste të kryera.

Ditët e fundit tre pacientët e parë kanë lënë ambientet e spitalit. Pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?