English

Shkon në 5 numri i viktimave nga COVID-19, humb jetën 50-vjeçari nga Puka

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një pacient 50-vjeçar nga Puka, por me banim në Tiranë ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv në Tiranë. Lajmi u konfirmua nga burimet spitalore për Euronews Albania. Deri tani  në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 104.

- Advertisement -

Bluzat e bardha dhe ekspertë të tjerë të Shëndetësisë janë shprehur se qytetarët duhet t’i ndihmojnë në këtë “betejë” duke zbatuar rregullat e karantinës, pasi siç theskojnë ata, vetëm kështu Shqipëria mund të triumfojë me pasoja më të vogla.

Ministria e Shëndetësisë pritet të konfirmojë në orën 11:00 zyrtarisht numrin e të vdekurve dhe personave të infektuar nga coronavirusi. Shqipëria ka bllokuar çdo aktivitet deri në uljen e agresivitetit të pandemisë COVID-19, e cila për fat të keq u ka marrë jetën mijëra personave në mbarë botën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?