Numri i të vdekurve në sulmin rus në një qendër rekreative në periferi të Kharkiv u rrit në gjashtë, ndërsa 27 persona u plagosën, njoftoi Prokuroria Rajonale e Kharkiv në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Për momentin dihet se të paktën 27 persona janë lënduar. Në mesin e tyre tashmë janë dy policë. Gjashtë persona kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë, transmeton Ukrinform.
Kreu i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinehubov, tha se një punonjës i ambulancës ishte në mesin e të plagosurve, si dhe se një ambulancë ishte dëmtuar, njoftoi agjencia UNIAN.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Kharkiv, çfarë synojmë me sulmet e reja
- Alarmi më i gjatë i një sulmi ajror, Rusia sulmon me dronë Kharkivin