English

Shkon në 7 numri i viktimave në Itali, mbi 220 të infektuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave nga coronavirusi në veri të Italisë ka shkuar në shtatë, ndërsa rastet e identifikuara tani janë 220.

- Advertisement -

Vlen të theksohet që të gjithë të vdekurit janë pacientë me probleme të tjera shëndetësore, të cilat janë përkeqësuar nga coronavirusi.

Rastet jashtë Azisë vazhdojnë të shtohen çdo ditë, sidomos në Itali dhe në Lindjen e Mesme.

Në Itali, fillimisht ndërroi jetë një 88-vjeçar në Lombardi, ndërsa disa orë më pas u raportua për vdekjen e një 84-vjeçari në Breshia. Në të gjitha rastet fatale të ndodhura deri tani në Itali, bëhet fjalë për persona të moshuar dhe që kanë pasur më parë probleme shëndetësore.

Sa i takon numrit të personave të infektuar, bëhet fjalë për 224 raste, ku 99 persona janë shtruar në spital pasi paraqesin simptoma dhe 23 prej tyre paraqesin gjendje serioze. Kurse 91 të tjerë nuk kanë simptoma dhe ndodhen të izoluar në kushte shtëpie.

Në vendin fqinj, pjesa më e madhe e të infektuarve janë identifikuar në pjesën veriore të vendit. Bëhet fjalë për shtatë rajone, ku banojnë 27 milionë italianë.

Ndërkaq, forcat e policisë do të patrullojnë 24 orë në 24 hyrje-daljet në zonën Lodixhano, që përfshin një territor prej 10 komunash në veri të vendit e ku është dhënë alarmi i kuq e ku zona të tëra janë vendosur në karantinë.

Italia është vendi i tretë në botë për nga përhapja e virusit vdekjeprurës, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Kryeministri, Giuseppe Conte ka deklaruar se qeveria është e gatshme për të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme pasi numri i të prekurve mund të rritet. Ky dekret është firmuar dhe nga Presidenti, Mattarella.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?