Në 79 ka shkuar numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Kjo pasi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka konfirmuar edhe 8 raste pozitive nga testimi i 89 mostrave, nga gjurmimi i rasteve të kontaktit me të infektuarit e më hershem.
Ndërkohë, ky institut ka dhënë lajmin për rastin e parë të shëruar, pasi i njëjti ka rezultuar negativ në dy teste në distancë kohore prej një dite. Deri tani, në Kosovë është shënuar një vdekje si pasojë e COVID-19, një pacient 82 vjeçar nga Podujeva.
Kosova aktualisht po përballet me një krizë të dyfishtë pasi krahas përhapjes së pandemisë së COVID-19, Kuvendi dy ditë më parë, votoi me 82 vota pro mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, kjo e iniciuar nga LDK-ja.