English

Shkon në dhjetë numri i personave të infektuar me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në dhjetë persona. Lajmin e shtimit të numrit të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri e konfirmoi publikisht para mediave zëvendësministrja e Shendetësisë, Mira Rakaçolli.

- Advertisement -

“Deri sot janë testuar në ISHP 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm dhjetë janë pozitivë.Tek kjo dhjetëshe janë ato dy të parët, 6 vetë që janë kontakte të këtyre të sëmurve, dhe kemi edhe dy raste të reja të palidhura me këto dy rastet e para.  Kemi një të sëmurë që është shtruar te Infektivi që ka një histori udhëtim njëditore në Milano dhe është sëmurë pas këtij udhëtimi, dhe kemi një person tjetër të shtruar në spitalin e Durrësit”, tha zv. ministrja e Shendetësisë, Mira Rakaçolli.

Ajo përsëriti apelin për qytetarët dhe kërkoi prej tyre që të shmangin grumbullimet masive si dhe të fenojnë daljet e panevojshme nga shtëpia.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat që janë thënë nga specialistët. Të evitohen grumbullimet e mëdha. Të kufizojmë transportin publik. Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Të kufizojmë kontaktet në ambiente që mund të rrihet shumë ngushtë. Të evitohen lëvizjet ndërqytetëse. Nëse marrim këto masa, ne jemi të përgatitur për të përballuar këtë situatë. Ka një panik të madh, por sjellja nuk është e tillë. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bashkëpunojnë”, shtoi ajo.

 Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rastet e të infektuarve me coronavirus pritet të shtohen. Ai u shpreh se bota ndodhet përballë një pandemie për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19.

“Është normale, është fiziologjike të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar që ka të drejtën se çfarë po ndodh. Nuk fshihemi, nuk ka të fshehta. A do të ketë shtim të numrit? Patjetër që do të ketë, sepse kjo është një gjë që po e kalon e gjithë bota. Jemi në kushte e fillimit të një epidemie ose të një pandemie botërore. Janë disa gjëra që shumicën e tyre i njohim, por kemi edhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua t’u them njerëzve në këto moment është se janë trefishuar thirrjet kundrejt 127, me të drejtë për të pasur informacione, por dimë që nga studimet 80 për qind e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma”, shtoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?