“7 Hënat e Maali Almeidas”, një satirë mbinatyrore e shkruar nga Shehan Karunatilaka, ka fituar çmimin prestigjioz “Booker Prize”.
Novela e shkrimtarit nga Sri Lanka tregon aventurat e një fotografi që zgjohet i vdekur dhe që ka një javë kohë për t’u kërkuar miqve fotot e tij që ekspozojnë brutalitetin e luftës civile në vendin aziatik.
“Aktualisht atje duket se është kthyer normaliteti, por beteja nuk ka mbaruar. Ne vazhdojmë të shohim zëra të cilëve u mbyllet goja, ndaj beteja është diskretituar dhe njerëzit arrestohen për akuza nga më qesharaket. Është e lehtë të krahasosh 2022-shin me tmerret e viteve 1989 dhe 1983. Nuk mendoj se jemi në atë pikë, por sinjalet janë dhënë.
Në Sri Lanka askush nuk e di se çfarë kthese do të marrin gjërat dhe se çfarë do të ndodhë. Ndaj janë kohë interesante për të shkruar novela. Por personalisht do të preferoja një vend paqësor dhe novela të mërzitshme”, u shpreh Shehan Karunatilaka.
Në vendimin e saj, juria vlerësoi aftësitë letrare të autorit, guximin e treguar prej tij dhe iliaritetin që ofron novela.
LEXONI GJITHASHTU
- Helena Kadare: S’e kam dëgjuar si emër shkrimtaren që fitoi Nobel për letërsi
- Ekskluzive/ “Nuk kam asnjë përjetim”, Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi
- Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fiton çmimin Nobel në Letërsi