Një shtëpi në fshatin Vlocisht të bashkisë së Maliqit është djegur plotësisht nga zjarri.
Në momentin e zjarrit, brenda banesës ka patur familjarë të cilët për fatin e mirë kanë arritur të dalin pa marrë lëndime nga flakët që janë përhapur me shpejtësi.
Paraprakisht, ekspertët e shërbimit zjarrfikës dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga një defekt në sistemin elektrik
Ka qënë shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa u përhapur në banesat e tjera ngjitur me atë të përfshirë nga zjarri.
Përpos policisë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe kryebashkiaku Gëzim Topçiu i cili tha se do bëhet gjithçka për sistemin e familjes në një banesë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr në nënstacionin elektrik në Shkodër, një pjesë e qytetit pa energji elektrike
- Zjarr në nënstacionin elektrik në Shkodër, një pjesë e qytetit pa energji elektrike