English

Shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit, 37-vjeçari kanos me hanxhar policët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar një shtetas të dyshuar për dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës.

- Advertisement -

Në kuadër të një operacioni të shpejtë, pas njoftimit për dhunë në familjare, efektivët janë drejtuar menjëherë në adresën e dhënë.

“Shtetasi M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar ata me një mjet prerës (hanxhar), me qëllim pengimin e arrestimit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policët kanë neutralizuar 37-vjeçarin M.B. dhe i kanë hequr mjetin e rrezikshëm duke e vënë në pranga me akuzat penale “Dhunë në familje” , “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?