English

Shkuan vetë në polici të pyesnin, si u ndaluan vrasësit e 25-vjeçarit pas 16 vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gëzim Latja, 41 vjeç dhe Armando Tarushllari (Jetnor Cinellari) 52 vjeç, u arrestuan të martën nga policia e Koçës, në lidhje me një vrasje të ndodhur në Athinë në vitin 2008.

- Advertisement -

Prokuroria e Korçës njofton se Latja dhe Tarushllari akuzohen si bashkëautorë të vrasjes së 25-vjeçarit Arjan Xhambazi.

Organi i akuzës zbuloi dhe dinamikaën e arrestimeve, ku ndalimi i të dyshuarve ndodhi rastësisht teksa ata shkuan të pyesnin në policinë e Korçës në lidhje me informacionet që kishin autoritetet mbi përfshirjen e tyre në krimin e ndodhur në vitin 2008.

“Shtetasit në fjalë, janë paraqitur më datë 07.05.2024 në ambientet e DVP-së Korçë për t’u pyetur në lidhje me përfshirjen e tyre në vrasjen e shtetasit A.Xh., më 23.12.2008, në Athinë, Greqi, për të cilën prokuroria po kryhen hetime të cilat janë rifilluar më 28.12.2013,  në kuadër të procedimit penal 23.12.2008.

Nga veprimet hetimore si më lartë cituar, të kryera në dinamikë dhe në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje penale, është krijuar një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova dhe indicie se nga ana e shtetasve G. L. dhe A. T. alias J.C., janë konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 të Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A.Xh”, njofton prokuroria.

Vrasja u krye në Athinë, Greqi, në lulishten “Karamali Kipseri”, ku pas një konflikti fizik midis dy grupe personash, shtetas shqiptarë, duke përdorur mjete të forta si thikë, dru (shkopinj), ka  mbetur i vrarë 25-vjeçari Arjan Xhambazi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?