English

Shoferët ‘kamikazë’, mbi 3000 drejtues mjetesh të dehur e pa patentë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vrasjet në timon po kthehen në shqetësim serioz. Mbi 3 mijë shoferë janë kapur në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike ose pa patentë gjatë vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të kulturës dhe përgjegjësisë që duhet të ketë një drejtues automjeti.

Gjatë 5 viteve të fundit rreth 14 mijë shoferë janë konstatuar në gjendje të dehur, të droguar ose pa leje drejtimi.

Këto shkelje u rritën me 10 % më shumë gjatë vitit 2021 në raport me 2020-ën.

Krahas gjobës, pezullimit të patentës dhe zbritjes së pikëve sipas kodit rrugor, shoferët e papërgjegjshëm parashikohet të dënohen nga 10 ditë deri 3 vjet burg.

Disa ditë më parë, një shofer që rezultoi të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit përplasi për vdekje një 73-vjeçar.

Së fundmi policia rrugore e Tiranës po përdor aparatin e shpejtë testues për përdorim droge “aquilascan”.

Më parë, kur kishte dyshime për shoferë nën efektin e narkotikëve, ata shoqëroheshin për analizë gjaku.

Shoferët 'kamikazë', mbi 3000 drejtues mjetesh të dehur e pa patentë

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?