English

Shoqata e Hidrografisë përditëson të dhënat ndërkombëtare për sigurinë detare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, duke u bërë anëtari i 98-të i tij. Për kapitenin e Rangut III, Elvis Cenka, ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë.

- Advertisement -

“Përfshirja jonë në këtë organizatë do të bëjë të mundur që ne të rrisim standardin tonë të sigurisë hidro-lundrimore. Në këtë mënyrë Shqipëria do të kthehet në një vend më të sigurtë për t’u prekur nga anijet e huaja, që të rrisë edhe turizmin”, tha ai.

Anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare sjell me vete benefite, por edhe përgjegjësi.

“Kjo ka shumë përfitime përsa i përket Shqipërisë, duke parë edhe trendin rritës të turizmit dhe kryesisht të turizmit detar. Kjo do të thotë që bashkë me këtë rritet edhe përgjegjësia që ne kemi për të siguruar bregdetin”, sipas Cenkës.

Komandanti i anijes hidrografike, Klorindo Krriku tregon se kjo anije kryen një monitorim periodik të të gjithë bregdetit shqiptar për të mbledhur të dhënat batimetrike.

“Aktiviteti i anijes konsiston në mbledhjen e të dhënave digjitale në terren”, u shpreh Krriku.

Në dy vitet e fundit, për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike, në gjirin e Durrësit ka pasur mjaft raste të shkëputjes së bovave sinjalizuese.  Të shumta kanë qenë edhe incidentet me anijet dhe tragetet.  Edhe këtu “hyn në punë” anëtarësimi.

“Indirekt sigurisht që anëtarësimi në IO do të sjellë edhe ndoshta minimizimin e këtyre problematikave, incidenteve detare dhe shpëtimin e më shumë jetëve të njerëzve në det”, nënvizoi kapiteni Cenka.

Bregdeti shqiptar po bëhet gjithmonë e më tepër një nga destinacionet më të frekuentuara nga anijet turistike. Sot, Shoqata Hidrografike Shqiptare mirëmban 74 fenerë, nga të cilët 47 në tokë dhe 27 në det.

Në përbërje të Shërbimit Hidrografik Shqiptar janë 28 efektivë, personel civil dhe ushtarak, puna e të cilëve është e përqendruar në sigurimin e kushteve lundrimore dhe të sinjalistikës detare për një lundrim të parrezikshëm në hapësirën tonë detare.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?