English

Shoqëria civile kundër “anti-KÇK”, 22 organizata e cilësojnë aktin si shkelje e të drejtave të njeriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

22 organizata të shoqërisë civile, me në krye Komitetin Shqiptar të Helsinkit, pasi u njohën me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, pjesë e paketës ligjore Anti-KÇK, kanë shprehur shqetësimin se projektligji cenon parime të rëndësishme kushtetuese si ndarja dhe balancimi e pushteteve, parimi i pavarësisë së gjyqësorit, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

- Advertisement -

Organizatat e shoqërisë civile kanë vënë re se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar do të kryesohet si do të ketë në përbërje funksionarë të ekzekutivit, që emërohen dhe shkarkohen direkt nga Kryeministri duke krijuar premisa për ndikim të papërshtatshëm nga ekzekutivi në ushtrimin e pavarur të funksioneve.

Po ashtu, neni 4 i projektligjit ndryshon nenin 131 të ligjit në fuqi për Policinë e Shtetit në lidhje me veprimtarinë informative-gjurmuese përbën shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi vendosja e masave të veçanta nga policia e shtetit pa autorizim të Prokurorisë, nuk është kufizuar vetëm në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por është për çdo vepër penale.

Lidhur me propozimin e bërë në pikën 4 dhe 5 të nenit 131 të ligjit, organizatat vlerësojnë se caktimi i kompetencave të tilla të përbashkëta, mes ministrit përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit, dhe krimit të organizuar dobëson kontrollin e gjyqësorit mbi ekzekutivin.

Paketa “anti-KÇK” dhe Operacioni Forca e Ligjit kanë nisur punën duke dorëzuar formularë pranë subjekteve, të cilat sipas hetimeve të kryera dyshohet se pasuria e tyre është ngritur mbi veprimtari të paligjshme.

Sipas mënyrës së re, subjektet duhet që brenda 48 orësh të justifikojnë pasurinë e tyre. Aksionet e OFL-së dhe anti-KÇK-së janë shtrirë në qytetin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe në Shkodër, ku raportohet se janë sekuestruar disa njësi banimi në pronësi të personave që janë skeduar si “problematikë”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?