Është shoqëruar me debate të forta seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit. I dënuari Dajti dhe avokatët e tij ngritën akuzën se burgu i Peqinit po fsheh shkresat dhe po vonon e zgjat me vetëdije seancat gjyqësore.
Nga ana e saj, Gjykata kërkoi nga përfaqësuesja e burgut llogaritjen e kohës së dënimit të Dritan Dajtit, por kjo e fundit u shpreh se një gjë e tillë është e pamundur, pasi gjatë kohës së arrestimit të tij në vitin 2009 e deri më 2024, i akuzuari ka pasur një sërë ndryshimesh ligjore, nga ai i burgimit të përjetshëm, deri te bashkimi i dënimeve me 25 vite burg.
Gjyqtarja Suela Lika i kërkoi përfaqësueses së burgut të mos interpretojë dënimet e dhëna, por të numërojë në mënyrë matematikore vendimet.
Pas debateve mes palëve, seanca e shty për më 30 korrik, në orën 09:00.
Dritan Dajti u dënua së fundmi nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të 2009 në Durrës.
Ai nuk e njeh këtë vendim, por vetëm atë të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që e pati dënuar Dajtin me 25 vite burgim.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Tregoni korrektësi”- Dajti del me video-konferencë përpara gjykatës
- Dritan Dajti në prag lirimi, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër tij