English

Shpejtësi përtej limiteve, Policia arreston shoferët problematikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shpejtësia, alkooli dhe manovrat e rrezikshme në rrugë vijojnë të jenë disa nga shkeljet që konstatohen me shqetësim nga policia rrugore.

- Advertisement -

Gjatë mbrëmjes së të shtunës kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar e drager kanë vijuar në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore.

Sipas policisë, nga konstatimet janë evidentuar drejtues mjetesh që abuzojnë duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësivariojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme kjo për të shkaktuar tragjedi në rrugë sipas uniformave blu. 16 leje drejtimi për shpejtësi u bllokuan në disa orë patrullim, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin, ndërsa 2 shoferë përfunduan në pranga pasi rezultuan të dehur.

Policia rrugore ka nisur kontrollet edhe me efektivë e makina civile për të monitoruar situatën ndërkohë që po pilotohen edhe disa radarë automatikë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?