English

Shpella e Trenit cenohet nga vandalët, monumenti 8 mijë vjeçar në rrezik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shpella e Trenit në Devoll është një monument prehistorik i cili daton mira vite para Krishtit. Por mungesa e rrethimit dhe informacioneve përbën problem pasi shpella rrezikon të humbasi velrat e saja historike dhe turistike.

- Advertisement -

Shpella e Trenit në Devoll daton 6000 vite para Krishtit. Është një nga vendbanimet prehistorike më të rëndësishme në vendin tonë me një vlerë të lartë arkeologjike.

Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë, Gjergji Koki deklaroi për Euronews Albania: “Ne fakt shpella e Trenit është unike në llojin e vet, është pjesë e parkut kombëtar të Prespës e ka shenjat e banimit brenda saj që në prehistori. Brenda saj ka qenë habitat për njerëzit që kanë jetuar aty por e shumë specieve të tjera që janë shumë të rëndësishme për pjesën e ekosistemit. Është një atraksion i rëndësishëm, tregon elementë të prehistorise dhe tregon elementë si është organizuar jetesa në brendësi të kësaj shpelle”

Por pavarësisht rëndësisë tejet të lartë, monumenti prehistorik i veçantë është i pambrojtur.

Banorë të cilët jetojnë në afërsi shpesh herë sjellin bagëtitë në këtë lloj zone për të kullotur apo kryer nevojat e veta.

“Është parashikuar një rrethim që do të mbrojë një perimetër të shpellës me materiale ekologjike, miqësore me mjedisin, të cilët synojnë rrethimin e kësaj shpelle me qëllim që banorët e zonës, kalimtare, njerëz qe vijnë të bëjnë piknik mos futen në brendësi të shpellës të ndezin zjarre hedhin inerte apo mbeturina të përdorura në masë”, tha Koki.

Gjihashtu përfaqësues të Bashkisë Devoll shprehen për punën promovuese karshi monumentit prehistorik .

Përgjegjësja e turizmit në Bashkinë Devoll, Alda Ago deklaroi: “Bashkia e Devollit ka kryer disa promovime të cilat kanë qenë të njëpasnjëshme, janë organizuar disa guida.

Para 3 viteve kemi sjellë shoqatës e operatorëve turistike të cilët e kanë futur në zinxhirin e tyre të paketave turistike, e kanë vlerësuar për historinë dhe një nga pikat e rëndësishme të tyre është kjo shpellë.”

Por drejtues të bashkisë së Devollit shprehen se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të kryer punime përreth shpellës të Trenit. Gjithashtu, mungesa e informacionit përbën një problem për turistët e huaj, të cilët gjithçka mund të gjejnë për monumentin, është nëpërmjet internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?