English

Shpërndante drogë dhe përfshiu 1 të mitur në këtë veprimtari, arrestohet 34-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

- Advertisement -

34-vjeçari Spartak Selimi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, por vazhdonte aktivitetin e paligjshëm, duke shitur doza kokaine dhe shtyrë një të mitur për të marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan doza kokaine dhe një sasi parash, si dhe dy celularë.

Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasi M. D., 26 vjeç, dhe një shtetas 17-vjeçar, të cilët u kapën me doza kokaine, të cilat sapo i kishin blerë nga S. S.

Njoftimi i policisë

Shiste doza kokaine dhe shtynte një shtetas të mitur, për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Procedohen penalisht shtetasi i mitur dhe një shtetas tjetër, pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine që ia kishin blerë 34-vjeçarit.

Sekuestrohen dozat e kokainës, një shumë parash dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?