Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Në pranga u vu shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedu në gjendje të lirë shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Kombinat, shtetasit e lartpërmendur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 18-vjeçari ia kishte blerë lëndën narkotike shtetasit E. M”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në kërkim për trafik droge dhe armëmbajtje, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
- Në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal, ekstradohen dy persona