Një operacion i koordinuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka çuar në arrestimin e një 19-vjeçari, i cili shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi.
Gjatë hetimeve, u organizuan kontrolle të detajuara në këtë fshat, teksa u bë e mundur ndalimi i shtetasit P. P., banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ai qëndronte, policia sekuestruan 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ishin të gatshme për t’u shitur kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
- U përvetësua në mënyrë të paligjshme, Prokuroria Tiranë sekuestron 9000m2 tokë
- Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin