Këto animime tregojnë se si kanë evoluar me shpejtësi të ndryshme rastet e infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në vendet më të prekura.
Kemi krahasuar zhvillimin e virusit në Kinë, Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Iran, Mbretëri e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara, duke nisur nga rasti i parë i shfaqjes së COVID-19 për çdo vend, për të dhënë një imazh të qartë sesi është përhapur sëmundja.
U përpoqëm që ta bënim më të krahasueshme duke llogaritur infeksionet dhe fatalitet për 1 milion banorë.
Sa më e madhe të jetë vlera, aq më i madh është rrethi i animimit të mëposhtëm.