Shpërthejnë një sërë municionesh në ishullin e Sazanit.
Gazetarja Ebrieta Maçaj, raporton nga Vlora se municionet kanë shpërthyer, pasi janë përfshirë nga flaket gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme.
Zona, e cila është përfshirë nga flakët në këtë ishull, ka qenë bazë ushtarake dhe mund të ketë municione të tjera të ngelura aty.
Ndërkohë mediat nuk lejohen që të filmojnë zonën.
Ishulli i Sazanit është prej 3 ditësh në flakë. Zjarri mbetet aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit, përballë qytetit të Vlorës.
Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dita e tretë e zjarreve në Ishullin e Sazanit, situata shqetësuese
- Izolohen disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në ishullin e Sazanit
- Zjarr i dendur në Ishullin e Sazanit
OJ SHQIPERI MOS THUAJ MBAROVA. SE TE KAN KAP KRUEHAJDUT PERPARA. KY DJALI I KRISRTAQ RAMES KRYEHAJDUTI I SHQIPERIS A NUK I VJEN MBARE QE TRE MANDATE MOS ME REGULLU GJENDJEN E ZJARFIKSVE. PO KUSH VJEN NE SHQIPERI PER PUSHIME KUR NUK KENI HELIKOPTER PER SHURJEN E ZJAREVE , KRUEHAJDUTI I SHQIPERIS .