English

‘Shpërthen’ dhuna në Argjentinë, shkak projektligji i Presidentit për reforma

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Senati i Argjentinës e kaloi të mërkurën vonë një projektligj të presidentit Javier Milei për reforma ekonomike, duke nxitur protesta dhe përleshje mes demonstruesve dhe policisë në rrugët e Buenos Aires.

- Advertisement -

Dhoma e lartë e Senatit ishte e ndarë gjatë votimit të projektligjit, por e kaloi atë përfundimisht me 37 vota për dhe 36 kundër, falë votës së kryetares së dhomës, zëvendëspresidentes Victoria Villarruel.

Votimit i parapriu një debat maratonik dhe senatorët tani duhet të votojnë për secilin nen të projektligjit një nga një, i cili synon t’i rritë investimet duke i privatizuar subjektet shtetërore dhe duke stimuluar bizneset.

Protestuesit hodhën gurë dhe dogjën vetura me koktej molotovi, ndërsa policia iu përgjigj duke përdorur gazlotsjellës dhe topa uji.

Reformat përfshijnë ringjalljen e ekonomisë së vendit, shpalljen e një emergjence shtetërore ekonomike, uljen e pensioneve dhe dobësimin e të drejtave të punëtorëve.

Projektligji kishte kaluar në dhomën e ulët në prill, por duhet të kthehet në votim pas ndryshimeve në Senat.

“Sot, i kemi dy Argjentina”, tha Villarruel, teksa votoi në favor të reformave.

“Një Argjentinë e dhunshme që ia vë zjarrin automjetit, hedh gurë dhe debaton për ushtrimin e demokracisë, dhe një Argjentinë tjetër me punëtorë, të cilët e presin me vuajtje dhe sakrificë ndryshimin për të cilin votuan”, tha ajo.

Qeveria e Mileit nuk e gëzon shumicën në asnjërën prej dhomave të Senatit.

Ky projektligj është çelësi për planet e Mileit për ta ndryshuar ekonominë e rrënuar të vendit, ku inflacioni ka arritur gati 300 për qind, dhe përfshin plane për t’i privatizuar ndërmarrjet publike, për t’i dhënë pushtet të veçantë presidentit dhe për të nxitur investime.

Por, disa protestues druajnë se projektligji rrezikon ta rrisë papunësinë dhe çmimet e produkteve ushqimore.

“Po luhet me jetën e qytetarëve argjentinas. Ne e kemi pirë këtë helm shumë herë: të kemi zero inflacion me zero aktivitete ekonomike”, tha lideri social dhe i protestave, Luis D’Elia, teksa mijëra njerëz protestuan kundër reformave.

Zyra e Mileit e festoi kalimin e projektligjit, shkruan REL.

“Çfarë ndodhi sonte është triumf për popullin argjentinas dhe hapi i parë drejt kthimit të madhështisë sonë”, tha Zyra e presidentit në një komunikatë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?