Greqia ndalon importin e bagëtive jashtë vendit për shkak të rasteve të konfirmuara të murtajës te delet dhe dhitë.
Ministria e Agrikulturës dhe Bujqësisë deklaroi se masat e marra synojnë të ndalojnë përhapjen e sëmundjes.
Rasti i parë i murtajës u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore. Veterinerët thonë se sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve.
Ministri Kostas Tsiaras deklaroi se po merren të gjitha masat për të mos dëmtuar bizneset dhe turizmin, që është i lidhur ngushtësisht me produktet blektorale.
Gjatë kësaj jave janë konfirmuar raste me murtajën në Atikë dhe Peleponez. Sipas udhëzimit të Bashkimit Europian, kafshët që rezultojnë të prekura duhet të theren.
Që nga rasti i parë i pandemisë, më shumë se 10 mijë kafshë janë therur dhe autoritet po kryejnë testime në gjithë Greqinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Murtaja Afrikane| Jaupllari: Virusi shkakton ngordhjen 100% të popullatës së derrave
- Murtaja e dhive, Rumania ndalon për tre javë nxjerrjen e bagëtive të imta në kullota