Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Sipas burimeve bëhet mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë derës së banesës së shtetasit Robert Gera.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacione paraprake
Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohetlëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
LEXONI GJITHASHTU:
- I vendosën tritolin pranë banesës, kush është ish-i dënuari. Dalin pamjet (VIDEO)
- FOTO| Shpërthim me tritol pranë banesës së një shtetasi në Pogradec