Të paktën dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në një shpërthim pranë ministrisë së jashtme të Afganistanit në Kabul.
Sipas mediave të huaja, në mesin e të plagosurve janë dhe fëmijë.
Dy dëshmitarë thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë pranë zonës ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë njoftim.
Kabuli dhe zona të tjera urbane të Afganistanit kanë qenë objektiv i disa sulmeve në muajt e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Një shpërthim në janar jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme shkaktoi të paktën 5 persona dhe plagosi dhjetëra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Berishës, PD-ja i mbetet Alibeajt
- Stano: Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës duhet të zhvillohen të qeta