English

Shpërthime në kryeqytetin iraken, raketa në zonat e godinave qeveritare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy shpërthime të fuqishme të cilat u ndoqën nga zhurmat e sirenave janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në Kryeqytetin IrakenBagdatit.

- Advertisement -

Agjensia e lajmeve Reuters raporton se tre raketa të llojit Katjusha kanë rënë brenda një hapësire mjaft të fortifikuar që njihet si zona e gjelbër, ku ndodhen godinat qeveritare dhe ato të misioneve ndërkombëtare në vend.

Sipas raportimeve të paktën një prej raketave ka rënë në një distancë prej 100 metrash nga Ambasada Amerikane në Bagdat teksa mungon informacioni i mëtejshëm në lidhje me shkakun dhe personat përgjegjës.  

Të mërkurën baza ushtarake amerikane në Al-Asad është qëlluar si pasojë e më shumë se 10 raketave balistike të lëshuara nga Irani.

Sulmi ka ndodhur pak orë pas funeralit të gjeneralit Kasem Solejmani, i cili u vra disa ditë më parë nga një sulm ajror të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?