English

Shpërthimi me 1 viktimë e 8 të plagosur, Policia: Vinçi preku linjën e tensionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku nga një shpërthim i fuqishëm në një biznes, mbeti i vdekur shtetasi Roland Hoxha dhe u plagosën 8 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

- Advertisement -

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi teksa një vinç që punonte atje ka prekur një linjë të tensionit të lartë, gjë që ka sjellë edhe shpërthimin e fuqishëm.

Po ashtu sipas Policisë, menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?