English

Shqetësim për prindërit shkolla e pa rindërtuar Musine Kokalari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 600 nxënës të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari zhvillojnë mësim me turne deri në 8 të mbrëmjes, në shkollën Betim Muco.

- Advertisement -

Shkolla ‘Musine Kokalari’ ende nuk ka nisur të rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti i 2019-tës.

Një nënë që ka dy fëmijët në shkollë është e detyruar të lërë punën për të marrë fëmijët nga shkolla.

“Vajza është klasë e 6, mbaron në 7, djali në 6. Kemi prerë punë e të gjitha, rrimë pas tyre”, u shpreh ajo.

Edhe prindër të tjerë janë ankuar për situatën.

“Unë e kam në klasë të parë ku ta lë në 7 të darkës? Pse nuk po riparohet shkolla?”, tha një prind.

“Ne jemi dhe në punë nuk arrijmë dot ti marrim”, u shpreh një tjetër.

“I  kemi vajza, i marrim në darkë çdo ditë, ndaj është problem. Se kur janë në mëngjes shkojnë vetë”, tha një prind.

Prindërit kërkojnë nisjen e rindërtimit  të shkollës, sa më parë.

Shkolla Musine Kokalari
Shkolla Musine Kokalari

Musine Kokalari do të rindërtohet nga UNDP Albania me fondet e BE, njëra pjesë do të shembet për t’u ndërtuar nga e para dhe pjesa tjetër do rikonstruktohet.

Euronews Albania u interesua pranë UNDP, sipas të cilëve javën që vjen pritet të hapet tenderi për rindërtimin e kësaj shkolle. Ende nuk ka një datë se kur do nisin punimet.

Në Shqipëri 63 shkolla do të rindërtohen nga fondet e BE, 40 prej të cilave janë ende pa u ndërtuar.

Sipas Ministrisë së arsimit janë 170 ndërtesa të arsimit në total që do rindërtohen pas tërmetit, sot më shumë se dy vitesh 68 prej tyre kanë përfunduar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×