English

Di Maio pret mjekët dhe infermierët nga Shqipëria: Ja pse duhet të jeni në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka pritur grupin e mjekëve nga Shqipëria që do të kontribuojnë për kujdesin e pacientëve me COVID-19 në Itali.

- Advertisement -

Di Maio shprehur vlerësim për këtë ndihmë që po ofron Shqipëria, e cila gjithashtu tha ai po lufton me coronavirus. Ministri i Jashtëm italian theksoi se, “shpirti i solidariteti është vlera evropiane që bashkon BE”.

“Ju falënderoj për solidaritetin e treguar, dhe kjo është një nga arsyet e mira pse Shqipëria duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së. Shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë me këtë veprim, është pikërisht vlera që lindin BE dhe që populli shqiptar po ia rikujton disa prej popujve evropianë këtë gjë në këto kohë të vështira”, deklaroi Di Maio.

Ekuipazhi prej 10 mjekë dhe 20 infermierë do të shkojnë në Lombardi për të dhënë kontribut në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Shqipëria i është bashkuar disa vendeve që kanë dërguar ekip mjekësor për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve italiane për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19. Sot nga aeroporti i Rinasit janë nisur 10 mjekë dhe 20 infermierë, që do të shkojnë në Bergamo.

Mësohet se mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë 1 muaj në Itali dhe do të paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për një pagesë prej 3 mijë euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

“Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di po ashtu se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia shpëtoi dhe na mikpriti dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t’i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku”, u shpreh Rama gjatë ceremonisë së nisjes së avionit drejt Italisë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?