English

Shqipëria dhe Greqia ratifikojnë marrëveshjen që firmosi Ditmir Bushati për njohjen e patentave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas gati dy vitesh nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek, deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe në Nikos Kotzias maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?