English

Shqipëria mbyll aktivitetet kulturore, autoritetet bëjnë thirrje për qetësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të planit të masave për përballimin e situatës të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet, do të anulohen.

- Advertisement -

Do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita etj. Njoftimi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila gjithashtu ka ritheksuar nevojën për të ruajtur qetësinë, për të mos përhapur panik si dhe ka ndarë disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Në kuadrin e këtyre masave, të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet, do të anulohen. Do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita etj. Të ruajmë qetësinë, shëndetin tonë dhe të afërmve, duke respektuar dhe ndjekur të gjitha këshillat, që jep OBSH, nëpërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë”, shkroi Margariti në faqen e saj zyrtare “Facebook”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?