English

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria mori sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë këtij viti.  Mëngjesin e sotëm Edi Rama në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger.

- Advertisement -

Edi Rama e konsideroi një moment historik për Shqipërinë, ku shtoi se puna e kryer deri tani nga Sllovakia në krye të OSBE-së do jetë si shembull për t’u ndjekur nga vendi ynë.

“Mblidhemi sot për të filluar punën e për të shënjuar kryesinë shqiptare të OSBE. Rruga e shtruar nga Sllovakia do të na sigurohet si një kryesi shembull. Jemi në shoqëri të mirë.

Në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, kur Shqipëria 45 vite më parë e cila ishte një Kore e Veriut, një shoqëri e izoluar kokëfortë dhe me urrejtje ndaj botës së lirë.

Shqipëria ishte i vetmi vend europian që refuzoi të jetë pjesë e OSBE por dhe të denonconte krijimin e saj si një shprehi e degjenerimit të anëtarëve të saj.

Unë isha një pioner me shall të kuq, kurse sot unë ju drejtohem si kryetar i kësaj organizate nga Vankuveri në Vladivostok.

Çfarë jete për brezin tim në një kohë transformimesh për botën. Jam i ulur sot në këtë karrige, s’mund t’ju kushtoj një homazh atyre që vuajtën në internim apo nëpër burgje që kontribuuan në vendin tim në rrugën e vështirë të tranzicionit demokratik në kohën kur ishte diktatura brutale.

Nuk më pëlqente shumë OSBE-ja, në qeveri më duket e ashpër, në opozitë e butë. Përtej këtyre shakave, pa OSBE gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për tu zgjidhur. Ndjej përgjegjësi për t’i dhënë diçka OSBE-së mbrapsht pasi i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë.

Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta.

Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën”-tha z. Rama.

Kyrtari i maxhorancës shqiptare, Edi Rama tha se do ta nisë nga Ukraina, misionin e tij në krye të OSBE, ndërsa shpalosi edhe prioritetet kryesore ku pritet të përqendrojë punën e tij.

“Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty por rruga drejt paqes mbetet e gjatë.

Misioni i OSBE dhe Ukraina do të jenë në axhendë gjatë vizitës sime të parë. Procesi për zgjidhjen e konflikteve do të jetë në krye të axhendës së Shqipërisë së OSBE”- theksoi mes tjerash shefi i qeverisë shqiptare.

Për këtë hap të rëndësishëm në diplomacinë shqiptare foli edhe këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, Odeta Barbullushi. E ftuar në emisionin “Euronews Now”, këshilltarja e shefit të qeverisë e cilësoi kryesimin e OSBE si një hap historik për Shqipërinë.

Sipas saj,  Shqipëria duhet tashmë të punojë për forcimin e OSBE dhe të krijojë një platformë të rëndësishme të dialogut dhe të sigurisë në të gjithë Europën.

“Është e vërtetë që ky moment, në fakt është një gur kilometrik në diplomacinë shqiptare, është një ditë e mirë për Shqipërinë  dhe është kurorëzimi i diplomacisë shqiptare prej dy vitesh për të marrë kryesimin e  kësaj organizate.

Përse është historike dhe pse është e rëndësishme për Shqipërinë? Pikë së pari kjo ka lidhje me karakterin unik të OSBE si dhe me momentin kur merret ky kryesim, po ashtu edhe me vetë historinë e Shqipërisë.

Organizata është e përbërë nga 57 vende pjesëmarrëse. 57 vende, të cilat në diplomacinë e tyre nuk janë gjithmonë në të njëjtën linjë dhe kanë ndryshime domethënëse, në ndryshim nga organizatat e tjera ku Shqipëria është vend anëtar.

Në këtë sens është e rëndësishme për ne, që të forcojmë dialogun dhe ta forcojmë OSBE si një platformë e rëndësishme e dialogut të sigurisë në Evropë”, tha znj.Barbullushi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?