Shqipëria mund deficencën jodike: Për herë të parë e gjithë popullata e shëndetshme

2 Shkurt 2023 | 15:49

Shqipëria ka eliminuar për herë të parë pamjaftueshmërinë jodike në popullatë, duke shmangur kështu një sërë problematikash shëndetësore, kryesisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

“Prej dekadash ne kemi pasur një problem të shëndetit publik, në shifra prej 20% deficencë jodike. Për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh e themi me bindje që Shqipëria është një vend pa deficencë jodike. Nuk i kemi problem nivelet e jodit në organizëm në një kohë kur 2 miliardë njerëz në botë vuajnë nga deficenca jodike dhe është një nga problematikat e mëdha të OBSH-së”, thotë Jolanda Hyska, specialiste në ISHP.

Jodi është një element i nevojshëm në përditshmëri për organizmin, por në sasi të pakta. Ekspertet kanë përdorur kripën e jodizuar për të plotësuar nevojat e popullatës. Në studimet e hershme është parë se deficenca jodike në organizëm, pasohet nga problem të rënda shëndetësore.

“Studimi i parë kombëtar i bërë në vitin 1993 tregon që Shqipëria kishte një deficencë në 97% të popullatës ku, 67% kishte defiçencë të rëndë dhe pasojat në shëndet reflektoheshin veçanërisht tek fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna. Ne atë periudhë ne kemi pasur probleme për sa i përket koeficientit intelektual të fëmijëve që ishte relativisht i cenuar ndërsa tek gratë shtatzëna kjo deficencë shoqërohet me anomali në lindje, fetus te vdekur ose aborte te parakohshme”, shpjegoi specialistja.

Tregtimi i kripës së pajodizuar është i ndaluar me ligj, megjithatë, kjo nuk e pengon tregun ta ofrojë atë sërish.

Por edhe kur kripa në treg është e jodizuar sipas standardeve, ekspertët kanë konstatuar se në disa familje  ruajtja e kripës në kushte jo të favorshme ka bërë që të humbasë vlerat.

Deficenca jodike është një problematikë globale. Mbi 50 vende janë ende në sfidë për të përmbushur objektivin e eliminimit të mungesës së jodit në organizëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026

Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. Gjatë fjalës së...
10:55 | 25/06/2026